Del foto e 51-vjecarit shqiptar që u ekzekutua në oborrin e shtëpisë në Greqi

0

Del foto e 51-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me plumb në kokë në oborrin e shtëpisë në Greqi.

Ai është Aleksandër Zaka, 51-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në ishullin Salamis në oborrin e banesës së tij.

Zaka është gjetur i vdekur me një plumb pas koke nga miku i tij Fatjon Pjetri, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Mësohet se viktima ishte me origjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu