Fshati Grykë Zezë u trondit mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në familjen Përjaku. Ish-dhëndri i kësaj familje, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër dhe Gent Përjakun (babë e bir).
Autori, i shpallur në kërkim, Besnik Pjetri i denoncuar nga gruaja, ka bërë 2 vite burg në Itali për dhunë në familje
Autori Besnik Pjetri u ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij mbrëmjen e djeshme dhe pas një konflikti ka nxjerrë armën dhe vrau ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.