Del foto e babait të 4 fëmijëve të akuzuar për përd*hunimin e bijës së mitur për 4 vite me radhë

0

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me rastin e rëndë në Golem të Kavajës, ku një 15-vjeçare ka denoncuar të atin për abuzim seksual prej 4 vitesh.

E bija e 48-vjeçarit, Bledar Rako, ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me psikologen e shkollës dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij.

Pas ndalimit, Rako, që punon si shitës në një pikë karburanti, ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie me të bijën. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.

Do të jetë ekspertimi mjeko-ligjor i cili do të vërtetojë nëse është konsumuar marrëdhënie seksuale apo jo.

Bledar Rako është baba i 4 fëmijëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu