Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e sotme, ku trafikantët e drogës kanë qëlluar në drejtim të grupit të kontrollit të policisë së shtetit, duke vrarë oficerin e krimeve Saimir Hoxha.
Burime bëjnë me dije se Saimir Hoxha, oficer policie në departamentin e krimit, ka ndërruar jetë gjatë përpjekjeve të kolegëve të tij për ta dërguar në spital pas të shtënave me armë zjarri gjatë një operacioni në Ishull Lezhë.
Operacioni kishte nisur pas informacioneve për një plantacion droge në këtë zonë, ndërsa në afërsi të paracelës me kanabis, janë mdeshur me rezistencën e kultivuesve të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të policisë.
Hoxha ka mbetur i plagosur dhe brenda pak minutave ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia ka informacione rreth personit që mund të ketë shkrepur armën për të cilin ka nisur kërkimi, por ende deri tani nuk ka asnjë në pranga.
Burime bëjnë me dije se drejt vendngjarjes janë nisur drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, dhe një grup i posaçëm nga RENEA.