Del foto e Ergys Dashit, ekzekutuar në lokal në Ekuador. Dëshmitari: I pashë vrasësit me motorr

0

Një atentat mafioz u krye në restorantin “Grilling” në parkun “José Joaquín Orrantia” në Guajakil të Ekuadorit ku mbeti i vdekur në vend Ergys Dashi, 34-vjeç nga Durrësi.

34-vjeçariu qëllua me 20 plumba. Sipas dëshmitarëve, dy persona u futën në restorant në orën 19:00 dhe nuk pranuan të tregonin çertifikatën e vaksinimit duke kërkuar që askush të mos ndërhynte. Më pas, njëri prej vrasësve hapi zjarr ndaj Dashit duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin. Plagët fatale rezultuan ato në pjesën e ballit.

Njëri prej dëshmitarëve shkroi në “Twitter” se dy personat që kryen vrasjen e Ergys Dashit u larguan me shpejtësi me motorr dhe vazhduan të hapnin zjarr drejt lokalit. Një punonjës i restorantit “Grilling” tha para oficerëve të policisë se njëri prej qitësve i kërkoi të mos ndërhynte. Plumbat plagosën dhe një kliente, që ndodhej pranë Ergys Dashit. Angie Romero, 26 vjeçe, u plagos në këmbë.

34-vjeçari Dashi rezulton të jetë vënë në pranga më 18 shtator të vitit 2014 bashkë me 31 persona të tjerë që ishin pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Vetë Dashi ishte një ‘kokat’ e kësaj bande. Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës që blihej me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi e më pas shpërndahej në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu