Publikohet foto e gruas që goditi bashkëshortin me sopatë në gjumë.
Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e sotëm vrau me sëpatë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, 55-vjeç.
Mësohet se çifti ishin prindër të 3 vajzave, të cilat ishin në gjumë kur ndodhi krimi i rëndë.
Kohët e fundit, Elvira e njohur si Vila kishte probleme, zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.
Banorët e lagjes thonë se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo jo.
Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë.
Uniformat blu bënë me dije gjithashtu se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.
“Sarandë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.