Del foto e nënës shqiptare me dy fëmijë që vdiq tragjikisht nga makineria e mishit në Greqi. Arrestohet pronari i dyqanit

0

GREQI- Kjo është Ana, shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Messolonghi teksa pastronte një makineri mishi. Policia arrestoi pronarin e objektit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i gruas u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

“Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur mantatoja”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “ Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u largua nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Si ndodhi aksidenti?

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:00, kur gruaja dhe vajza e saj, e cila punonte në dyqane pastrimi, shkuan në kasap për të bërë punën e tyre. Për një arsye ende të panjohur, gruaja po pastronte makinën, kur iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohet për vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu