Del foto e policit që v*rau në dasëm xhaxhain e bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani

0

Një burrë në moshë të thyer u qëllua për vdekje me armë zjarri në mjediset e një organizimi dasme.

Viktima është Sadri Sadriu. Mediat e Prishtinës raportojnë se i ndjeri ishte axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori i dyshuar është Festim Ramadani, zyrtar policor në Komisariatin e Ferizaj në Kosovë, siç shihni foton që publikoi Insajderi në Prishtinë.

Policia lëshoi një komunikatë zyrtare ku tha se “sot më 16 gusht 2024, në ora 19.25 ne rrugen Engjell Zefi, në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e salles se dasmave Fron Palace, ka ndodhur një vrasje.

I dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor i cili eshte arrestuar.

Në lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu