Del foto e shqiptarit që vrau bashkëshorten në Greqi

0

Gentian Mino është shqiptari që vrau me armë zjarri partneren 29-vjeçare në Kretë. 39-vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur kur ka shkuar në banesë dhe pas një debati ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij 29-vjeçare rumune, Jana Bajan.

Shqiptari ka qenë vetë që ka telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë, duke thënë se partnerja e tij ka gjakderdhje duke mos përmendur të shtënat me armë. Para uniformës blu ai tha se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur, teksa as ka pohuar dhe as ka mohuar që të ketë qëlluar me armë 29-vjeçaren.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari e ka qëlluar dy herë me armë partneren, teksa plumbi në kokë i ka marr jetën menjëherë.

Debatet mes dyshes duket se kanë qenë të shpeshta dhe të përditshme për lagjen pasi ata e cilësojnë çiftin si ‘të zhurmshëm’. Burri dyshohet se pinte shpesh alkool gjë që sillte dhe sherre e tensione me zëra të lart mes çiftit që shpesh dëgjoheshin në lagje.

Mino nuk është një emër i panjohur për autoritet greke, pasi ka qenë në hetim për trafikim droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu