Gruaja në foto është Nevila Pjetri, e cila ditën e djeshme u gjet e pajetë në shtratin e lumit Parmignola, në provincën e La Spezia të Italisë.
35-vjeçarja ishte gjysmë e zhveshur, e mbuluar me gjak dhe kishte një plumb në kokë. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shqiptarja fillimisht është rrahur e më pas është vrarë me një plumb në kokë. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë lidhje me botën e prostitucionit.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet. Karabinierët gjetën edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë. Autoritetet mësohet se po ashtu po kërkojnë automjetin tek i cili ajo hipi gjatë orëve të vona të natës, sipas disa dëshmitarëve. Karabinierët mësohet se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në një karburant të zonës, ku ndalojnë klientët e prostitutave.
Sipas hetuesve, gruaja u pa për herë të fundit orët e vona të së shtunës ndërkohë që hipte në një makinë të bardhë që drejtohej nga një burrë. 35-vjeçarja ishte mjaft e njohur në rrethin e saj. Mësohet se ishin mikeshat dhe koleget e saj që dëshmuan për makinën që ajo hipi dhe me të cilën u largua. Një tjetër dëshmitar tha se kishte parë një burrë që tërhiqte kufomën drejt lumit.
Viktima
