Në foto është efektivi i policisë Edlir Alleshi, i cili u qëllua me dy plumba kur ishte në aksion.
Nga të shtënat me armë, efektivi ka marrë 2 plumba në bark dhe është dërguar në spital. Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.
Policia thotë se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjne e tij.
Njoftimi: Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.