Del fotoja e 32-vjeçarit që humbi jetën (DETAJE)

0

Amaros Deda, 32 vjeçari I cili ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Lezhës pas një plagosje me armë zjarri, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas informacioneve të siguruara nga InfowebTv, Deda ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të grabitjes me dhunëq ndaj një të moshuare në Shënkoll. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2011, ku Deda së bashku me një person tjetër, të dy të maskuar kanë dalë përpara 70 vjeçares në Shënkoll për ta grabitur.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu