ITALI– Personi që po shikoni në foto është Aineo Redo, avokati shqiptar që u gjet i vrarë me thikë në fyt në Itali. Mediat italiane kanë publikuar foton e të ndjerit që u gjet pa shenja jete në rrugë, në një tunel në rrugën Emilia Santo Stefano, në Reggia Emilia. Autorët e krimit për ta bërë të duket si vetëvrasje kishin lënë edhe thikën në duart e avokatit shqiptarë.
Shumë bashkatdhetarë të të ndjerit janë shprehur se Redo i ka ndihmuar për tu dhënë nënshtetësinë italiane.
Aineo Redo ishte një avokat i specializuar në ligjin e imigracionit. Ai shkoi në Itali në vitin 1996 dhe u diplomua në Universitetin e Parmës. Avokati la pas dy fëmijë. Hetimet për vrasjen e tij vijojnë, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.