4 automjete zjarrfikëse ndodhen tashmë në vendin e vatrës se zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.
Terreni mjaft i vështirë e ka bërë jo të lehte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.