Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec.
Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Sakaq, bëhet me dije se ai ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.