Del pasaporta e imunitetit për koronavirusin për një rikthim më të sigurt në punë

0

Një aplikacion vërtet i dobishëm ka nisur të testohet së fundmi në Estoni i cili është vendi i parë në botë që po përdor Immunity Pass.

Ky aplikacion përfaqëson pasaportat e para të imunitetit dixhital në botë për punëtorët, me qëllim krijimin e kushteve për një kthim më të sigurt në vendet e punës pas heqjes së izolimit të koronavirusit.

Pasaportat janë duke u zhvilluar nga një ekip që përfshin ekspertë lokalë mjekësorë, zyrtarë shtetërorë dhe sipërmarrës të teknologjisë, përfshirë themeluesit e firmave globale të teknologjisë Transferëise dhe Bolt.

Pasaporta dixhitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në të gjithë globin të vazhdojnë më tej me jetën e tyre në mes të pandemisë pasi aplikacioni u mundëson njerëzve të shpërndajnë statusin e tyre lidhur me koronavirusin me palën e tretë, siç janë autoritetet apo punëdhënësit.

Programuesit thonë se aplikacioni është në pajtim me rregulloret estoneze dhe ndërkombëtare për privatësi të të dhënave, por pranojnë se ata janë “të vetëdijshëm për probleme të mundshme etike, sociale apo të tjera dhe se kjo zgjidhje mund të mos funksionojë”, në disa vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mos jepen pasaporta të tilla personave të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi, sepse nuk ka siguri se këta ish-pacientë janë 100% të mbrojtur prej rrezikut të infektimit për herë të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu