Tym i bardhë në Vatikan! Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.
Sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine.
Për zgjedhjen e Papës, janë kërkuar të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret janë nevojitur 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve zgjedhës është 133.