Del VIDEO/ Publikohen pamjet pak minuta pas masakrës në Fushë Krujë

0

FUSHË KRUJË- Pamjet e mëposhtme janë pak minuta pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Me anë të një postimi në Facebook, këto pamje i ka publikuar gazetari Artan Hoxha, ku shkruan se këto janë imazhet makabër nga atentati. Në video shihen makina komplet në flakë, ndërkohë që brenda saj ndodhen dy trupat e pajetë të dy prej të vrarëve.

Postimi i Plotë:

Mesazhi i masakres mbi uren e Fushe Krujes…
Far ëest in the ëest of Albania
17 korrik 2022.
Imazhet makaber nga ekzekutimi mafioz i Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vates…

Ç’ka ndodhur në Fushë Krujë?

Dy ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu