Demi Lovato flet për herë të parë pas deklaratës së përdhunimit

0

 

Demi Lovato flet për herë të parë pas deklaratës së përdhunimit
“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, Demi Lovato ka folur për herë të parë në një revistë.
“Ndonjëherë njerëzit dëgjojnë këngët e mia nga adoleshenca dhe më thonë ‘Oh, ke qenë shumë e zemëruar atëherë’ dhe unë ju them tani ‘Po, dhe tani mund ta kuptoni pse kam qenë e zemëruar”, është shprehur Demi.

“Fakti që e tregova para kamerave dhe që e di se njerëzit e kanë parë, është shumë çliruese. Është fuqizuese. Dhe më ka nxjerrë jashtë të gjithë atë inat që kisha brenda. Kisha lëshuar shumë zemërim paraprakisht, por kjo ishte si një finale e çlirimit të plotë, tani mund të shërohem plotësisht pas kësaj historie”, ka thënë këngëtarja.
Ajo ka shtuar se shpreson që pas këtij rrëfimi të mund të ndihmojë edhe njerëzit e tjerë.
“Abuzimi seksual është diçka që shumë njerëz e shohin si tabu për të folur dhe për ta treguar, por unë dua t’ju them njerëzve se ju mundeni dhe është shumë në rregull”, është shprehur Demi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu