Hergis Alliu portieri i skuadrës së Pogradecit ka ngrirë një stadium të tërë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbin. Kur luheshin vetëm pak minuta nga pjesa e parë një prej sulmuesve të skudrës së Peqinit ka ngritur aq fort këmbën sa ka goditur në kokë portierin e skuadrës së Pogradecit, Adhiu duke e lënë pa ndjenja në fushë. Për fatin e mirë ka qënë i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore që kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën. Normalizim që është duartrokitur jo vetëm nga tifozeria në shkallët e stadiumit por edhe nga lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve. Sipas stafit mjekësor të ekipit pogradecar nga goditja lojtarit i është bllokuar frymëmarja për shkak të gjuhës së futur brenda në rrugët e frymëmarrjes. Ka qënë fizioterapistja e kësaj skudre Alma Angjo dhe asistentët e saj ata që kanë arritur të stabilizojnë gjendjen shëndetësore të portierit pogradecar. Më pas mjekia e skuadrës Alma Çekiçi së bashku me lojtarin ndodhen në spitalin e Pogradecit për trajtim më të specializuar. E rëndësishme është që ditën e sotme gjatë ndeshjes Pogradeci-Shkumbi nuk kemi përjetuar atë që askush nuk do ta dëshironte.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





