Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë publikisht dëmtimin e aksit Librazhd-Përrenjas, i cili prej disa ditësh vijon që të jetë i bllokuar.
Rama ironizoi kritikës, teksa tha se në vendin tokë, edhe lëvizjet e tokës, e bën “korrupsioni”.
“Një rrëshqitje më dramatike është në anën tjetër të kufirit, në Greqi, që edhe atje nuk ka “tenxhere pa presion”. Nuk e kam kapur asnjë lloj lemerie këtu, që edhe tokën e lëviz korrupsioni”, deklaroi ai.
Rama: Ka disa ditë që po bëhet nami për rrëshqitjen e rrugës në aksin Librazhd-Përrenjas. Një rrëshqitje më dramatike është në anën tjetër të kufirit, në Greqi, që edhe atje nuk ka “tenxhere pa presion”. Nuk e kam kapur asnjë lloj lemerie këtu, që edhe tokën e lëviz korrupsioni. Ndërkohë që në atë aks po bëhen një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës, e cila është krenari e qeverisë.
Ju kujtohet rrëshqitja e rrugës Korçë-Ersekë, u mor dhe u riparua, dhe rruga sot është e shqiptarëve. Nuk është se këto nuk është se ndodhin vetëm këtu, po ndodhin gjithandej.
Dhe më e bukura është që të gjitha ata që janë kundër nesh i besojnë. Besojnë se një ministri lan makinën me 10 mijë euro, se mbas shkumës i hidhet edhe qumësht dallëndysheje. E besojnë që dikush tjetër, ka 300 shtëpi, 2 jahte.





