Dënimi i Salianjit, PD kthen kaosin në Kuvend! Nxjerrin karriget jashtë dhe i vënë flakën! Hedhin shishe uji drejt Spiropalit, bllokojnë foltoren

0

TIRANË- Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione. Madje, opozitarët hodhën dhe shihe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kthye me një përgjigje të vetme, deputetit Flamur Noka duke i thënë “Sa burrë që je Flamur”.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre, të cilave iu vendosën flakën.

Pas djegies së karrigeve, opozita u kthye sërish në sallë dhe mbajti foltoren e bllokuar. me kërkesë të grupit të PS, senaca u ndërpre për 10 minuta.

Lajm ne perditesim….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu