Ballina AKTUALITET Dënohet Fredi Beleri, sa vite burg do vuajë kryebashkiaku i zgjedhur

Dënohet Fredi Beleri, sa vite burg do vuajë kryebashkiaku i zgjedhur

0

GJKKO ka dënuar me dy vite burg kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Teksa SPAK kishte kërkuar 2 vite e 6 muaj për veprën penale të shit-blerjes së votës, Gjykata e Posaçme ka vendosur 2 vite burg për Belerin.

Më herët, gjatë seancës Beleri lexoi deklaratën para shpalljes së vendimit, ku u shpreh se ky hetim është politik.

Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh, dosja nuk ka fakte ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e Prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. Herët a vonë, e vërteta do dalë një ditë. Jam përgjuar 24 orë në ditë, provat nuk përputhen. Në të njëjtën kohë që thuhet se Arseni ka folur me mua, ai ishte në komisariatin e Vlorës. Prokuroria duhet të verifikonte faktet. Gjykata e Apelit pranoi të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe asnjë kërkesë timen. Një ndër to t’i kërkonte informacion gjykatës së Vlorës. Kjo është një çështje politike, me mua u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë. U tejkaluan kompetencat. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vjet burg nuk ka asnjë logjikë.

Për dy kryetarë bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë, himarjotët nuk janë budallenj. Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’i jepet kuptim patriotik. Jam besimplotë nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë. Dy prokurorët do t’i gjykojë historia”.– tha Beleri.

Beleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve të 14 maj 2023, ku garonte për kryetar bahskie në Himarë, me koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Ai u prangos pas publikimit të disa audio-përgjimeve ku shfaqej duke komunikuar për blerje votash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu