Dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet

0

LAJM I FUNDIT/ Dënohet me 1 vit burg ish-kandidati për deputet. Etjon Joka wshtw dënuar me 1 vit burg. Joka u arrestua dje në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” pasi u filmua duke shpërndarë para.Dy ditë para zgjedhjeve është publikuar një video ku Joka shfaqej duke premtuar para për blerjen e votave në Tiranë. Me audio, në një video të publikuar ish-kandidati i LSI u shfaq teksa i jep 100 dollarë një qytetari që ishte angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Po ashtu në të njëjtën video, një person i quajtur Edison Babo vijonte pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu