Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është dënuar me 10 muaj burg. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korurpsionit dhe Krimit të Organizuar. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish zv.ministren Voda.
Sipas SPAK, Voda ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të punësuar Floridn Beun, si dhe përmend rryshfetet që ka marrë. Ish-zv.ministrja u hetua nga SPAK për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme.