Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 15 vite burg një 43-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur.
Sipas medieve greke 43-vjeçari u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Eupalit të Fokidës, për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur. Më pas nga hetimet u zbulua edhe ngjarja tronditëse pasi kishte kishte ngacmuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij mitur.
Ndërkohë, 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës. Tre fëmijët janë rritur vetëm me babain 43-vjeçar, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia. Shqiptari ka mohuar akuzat e rënda ndaj tij duke thënë se e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet natën vonë në shtëpi