Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goron për shpërdorim detyre. Pas gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 2 vite e 20 ditë.
🔹 Akuzat
Goro u arrestua në mars 2024 pas kallëzimit të Fredi Belerit për tjetërsim toke në Gjilekë, Dhërmi. Sipërfaqja 10,000 m² u sekuestrua nga SPAK, pasi përfitues fundor ishte ish-deputeti Artan Gaçi.
🔹 Të tjerë të përfshirë
Bilbil Aliaj, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës – “detyrim paraqitje”.
Vezir Gjikoka, ish-jurist – “arrest shtëpie”.
Çështja mbetet në ndjekje nga autoritetet.