DENONCIMI tek Berisha: Nuredin Dumani po bën plazh në Golem, e shoqëronte Policia

0

Sali Berisha shkruan se Nuredin Dumani është parë në Golem, në një restort, i shoqëruar nga forcat e Policisë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi një denoncim të rëndë. Berisha shkruan se Nuredin Dumani është parë në Golem, në një restort, i shoqëruar nga forcat e Policisë. Sipas denoncimit të mbërritur tek Berisha, Dumani ndodhej i pashqetësuar në mes të të gjithë turistëve.

Denoncimi:

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty. E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara. Kujtojmë se Nuredin Dumani është i penduari i drejtësisë shqiptare. Ai ka treguar shumë ngjarje kriminale në Shqpëri.

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu