Denoncon Edit Harxhi: Serveri i listave të votuesve të PD i bllokuar prej një jave…

0

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edit Harxhi ka folur nga Gjirokastra ku ishte duke zhvilluar një takim, duke denoncuar Bashën se po mban peng PD.

Ajo tha se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë.

Harxhi deklaroi se lista s’mund t’i përkasë serverit qendror të partisë, por degëve pasi ajo nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD.

“PD është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e Kosovës.

Ne s’mund ta lejojmë këtë gjë, veprimtaria juaj s’mund të shkojë kot. Ju kaloni netë të tëra në KZAZ gjatë zgjedhjeve dhe s’jemi shpërblyer dhe ka ardhur momenti të shpërbleheni.

Përveç ndryshimeve statutuore është një e drejtë themelore. Ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën.

Lista s’mund t’i përkasë serverit qendror të partisë, por degëve sepse ju punoni me ato degë. Lista nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD”, tha Harxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu