I dyshiuari për trafik droge, Julian Mandija, i cili u arrestua pak javë më parë në Durrës, ku punonte si doganier.
Ky i fundit është ekstraduar dret shtetit italian. Mediat e huaja shkruajnë se ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino-s i shoqëruar nga Interpol mëngjesin e djeshëm dhe tashmë ndodhet në një burg në Lazio.
Julian Madija u kap në një lagje të Durrësit teksa po shkonte në punë në port ku punonte si doganier, ndonëse shteti italian e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës me Shqipërisë dhe Italisë.
Prokurori publik i L’Aquila kishte kërkuar 7 vjet e 4 muaj burg për Mandijën në vitin 2015. Shqiptari me origjinë nga Durrësi që jetonte në provincën e Pordenones në Itali ishte kthyer në Shqipëri ku punonte si doganier.