TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme në Kuvend se do largohet nëse punon inceneratori i Elbasanit pas datës 14 maj. Në fjalën e tij në Parlament, Sula u shpreh se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.
‘Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për ti hedhur hi sy shqiptareve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen’- tha ai.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se inceneratori punon, ndaj e këshilloi që të mos e djegë kot mandatin.
‘Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin, se të tjerat na duhen’- tha Balla.