Deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese në seancë, Policia e Tiranës mbërrin në Kuvend

0

Policia e Tiranës ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, pasi më herët deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese në seancën e cila u shoqërua mes kaosit dhe tensioneve.

Mësohet se në Kuvend ka mbërritur drejtori i Policisë Tiranë dhe oficerë të policisë gjyqësore për të mbledhur provat e lëna në sallë.

Rikujtojmë se seanca, e cila zgjati më pak se një orë, u shoqërua me tensione të forta me deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan zhvillimin normal të saj.

Në një moment, deputeti Salianji bllokoi Foltoren teksa hodhi tymuese në sallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu