Deputeti i PS-së me COVID, shtrohet në spitalin infektiv

0

 

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Edmond Leka ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke ju shtuar kështu listës së gjatë të politikanëve që janë infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se Edmond Leka është i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që po trajtohet me oksigjen.

Pak ditë më parë ai është konfirmuar me koronavirus, ndërsa nuk ka mundur ta përballojë në kushte shtëpie pandeminë.

Kujojmë se një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 në vendin tonë kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e Cvoid-19. Ndërkohë që 155 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, njofton Ministria e Shendetesise.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 155 persona, nga 847 mostra te marra ne total. Keshtu nurmi i te infektuarve ka shkuar qe nga fillimi i pandemise ne 7967.

Ndersa betejen me COVID-19 e kane humbur katër pacientë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 236.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu