‘Deputeti që duam’, Rama jep lajmin: Bonus më të lartë për pensionistët

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me grupin e parë të aplikantëve të platformës “Deputeti që duam”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se PS është një familje e madhe dhe një parti e vërtetë dhe realiste.

Duke hequr paralelizmat me forcat e tjera politike, Rama theksoi se përballë kanë kundërshtarë iluzionistë dhe aventurierë që shesin premtime për votë, por pa menduar se çfarë ndodh më pas.

“Nuk mjafton të thuash që politikanët janë të gjithë njësoj, dhe as s’dua ta di për ty. Politika merret me ty. Prandaj sa më shumë njerëz të angazhohen apo sa më shumë duar të afta apo duar të pastra të marrin në dorë vendimmarrjen, aq më shumë gjëra të mira mund të bëjë politika. Duke ju afruar, duke i vënë gjoksin dhe duke ndarë me të tjerë qëllime të përbashkëta, padiskutim që sjell ndryshimin për të mirën e të gjithve. Sot jemi në pikën kur alternativa e qeverisjes së PS, apo alternativat ushqehen nga urrejtja ndaj nesh, nga mllefi apo nga të dyja bashkë që degëzohen ose në qasje dhe veprime destruktive, apo në disa degëzime ku njerëz që i thonë vetes të rinj, që përveç moshës së re nuk kanë asgjë të re në këndvështrimin tim, përpiqen të mbingopin të tjerët me iluzione. Qeverisja nuk është burim iluzionesh është përgjegjësi e madhe për të çuar vendin dhe njerëzit në drejtimin e duhur, duke arritur objektiva që kërkojnë punë, dije, energji, harmonizimin e të gjitha gjëra. Nuk mjafton të thuash të çojmë pensionet kaq, nuk mjafton ta kesh megjithë mend për t’i çuar kaq, pasi atëherë je dhe më i rrezikshëm, pasi pensionet janë pjesa më e vështirë e këtij procesi transformimi. Është pjesa më e rrezikshme për të gjitha shtetet, pasi pensionet janë faktikisht ato që shoqëria përmes shtetit shpërndan përmes kontributeve që mbledh”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë theksoi se sot ekonomia shqiptare është në një moment shumë të mirë, dhe rritja e pensioneve mbetet një nga misionet kryesore, ndërsa premtoi një bonus më të madh se tradicionali në festat e fundvitit.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që misioni ynë është i përmbushur kur i kemi dhënë rritjes ekonomike dimensionin gjithëpërfshirës. Nga një rrjitje që shihet me shifra e fakte tek një rritje ekonomike që ndihet në arkën familjare ka një distancë për të përshkuar. Në mënyrë që të gjithë të marrin pjesën e tyre nga ekonomia, dhe shteti të qendrojë mbi themele të forta. Në mënyrë që të mos i harxhojmë të gjitha në fillim të muajit, por të garantojmë rritjen e qëndrueshme në prespektivë shumë të gjatë. Solla pensionet si shembull se është një pikë shumë e dobët e të gjithë zinxhirit të rritjes, dhe pensionistët janë pika më e dobet e gjithë shoqerisë, siç janë gjyshërit në të gjitha familjet në aspektin shpirtëror dhe prandaj meritojnë shumë më tepër seç jemi në gjendje tu japim. Në këtë kuptim, është e domosdoshme, është absolute, është sfidë e sfidave që të bëjmë çmos për t’i rritur pensionet dhe nga ana tjetër mos biem në kurthin e iluzioneve, ne nuk mund t’i gënjejmë pensionistët duke ju thënë se nëse na jepni votën do ua bëjmë pensionin 500 euro. Kjo do ndodhë një ditë por jo sot nëse na jepni votën. Nga ana tjetër, ne nuk mund të rrimë pa bërë gjithçka duke filluar që këtë vit që bousi të jetë më i lartë se tradicionalisht. Në këtë moment ne kemi një ekonomi e cila mund të na japë atë që mund të marrim prej saj për t’ia kaluar pensionistëve. Këtu është dallimi i madh mes nesh dhe atyre që vijnë vërdallë. Ata dinë vetëm një gjë që duan të rrëzojnë PS-në, por se çfarë dinë pastaj me pushtetin nuk është e vështirë ta parashikosh se çfarë bëjnë me të vërtetën dhe veprimet e tyre. Ashtu siç mund të parashikosh se çfarë mund të bëjnë të tjerët pa eksperiencë me një vit pune”, deklaroi kreu i qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu