Deputeti demokrat, Dash Sula, ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut socialist të Himarës. Duke analizuar statisikat në vite Sula shprehet se ‘numri i zyrtareve socialistë në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë’!
Reagimi i Dash Sulës:
SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë.
●Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokal që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.
●Ky nuk eshte thjesht nje rast i izoluar por eshte një nga dhjetrat e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në cdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.
●Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjihë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM? Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë.