Dera me “zile” të personalizuar për meshkujt dhe femrat në kalanë e Elbasanit

0

Pak kilometra larg Tiranës ndodhet një kala shumë interesante, ajo e Elbasanit.

Ndoshta e vetmja kala fushore me këto përmasa në Shqipëri dhe mbase një nga më të mëdhatë në Ballkan. Është ende sot një kala-qytet, jetohet brenda saj dhe nuk ka ndaluar kurrë jetesa brenda kalasë.

Thuhet se kalaja e Elbasanit është ndërtuar për 40 ditë. Historia e saj është shumë interesante, si një prej perlave të kalave në Shqipëri.

Historiani Kreshnik Bregu tregon një nga detajet interesante të kësaj kalaje, një derë shtëpie me “zile” të personalizuar për meshkujt dhe femrat.

Kreshnik Belegu, historian: Tek kjo rruga këtu kanë lindur disa nga personalitetet e Elbasanit. Kur ishe burrë, ti i bije kësaj, kur ishe grua i bie asaj dhe ai e merrte vesh që ka ardhur burrë apo grua dhe në këtë mënyrë të dilte për të të pritur ose një grua ose një burrë dhe këtë e ka parë tek kultura iraniane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu