‘Derbi është derbi’,19 pikë para Partizanit? Shehi e ka të qartë çfarë duhet: Të vazhdojmë…

0

Luhet Tirana-Partizani, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëton imazhin e një kampionati të tërë. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. Klubi bardheblu ndodhet në një distancë prej 19 pikësh larg nga rivalët e përjetshëm, por ky faktor nuk është kaq i rëndësishëm.

“Është një ndeshje që do të vendoset nga episodet. Si të tillë do ta vlerësojmë. Ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë deri tani. Duhet të jemi ata që kemi qen ënë këtë periudhë. Të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, objektivat janë të qarta. Mendoj që pavarësisht se çfarë lojtarësh Partizani afron, gjithmonë është një skuadër me lojtar cilësorë.

Mendoj që është e njëjta, por cilësia nuk ndryshon si e fazës së parë dhe e fazës së dytë. Derbi është derbi dhe pozicionet nuk kanë rëndësi. Unë mendoj që është një ndeshje që mund të vendoset nga episodet edhe si të tillë duhet ta vlerësojmë dhe interpretojmë”.

SULMI- “Unë mendoj që kemi skuadër të kompletuar, individët janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Jemi të kënaqur me atë që ata japin. Janë afër portës dhe shënojnë, pro dhe pjesa tjetër po shfaqet shumë mirë. Ne jemi të ndërgjegjshëm kur ndërtuam skuadrën me kujdes, në bazë të elementëve dhe jemi të kënaqur me atë që lojtarët japin në fushë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu