Athinë, 5 maj 2025 – Një ndeshje mjaft e tensionuar dhe e luftuar është zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes AEK-ut dhe Panathinaikos-it, në kuadër të Superligës greke, ku skuadra mysafire doli fituese me rezultatin 1-2. Përveç spektaklit në fushë, vëmendje të madhe mori edhe arbitri shqiptar Enea Jorgji, i cili u paraqit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit grek.
Jorgji, 40-vjeçar nga Elbasani, u caktua si arbitër kryesor, i asistuar nga bashkëkombasit Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Ai ndali lojën 33 herë për faulle, dha një penallti për Panathinaikos, e cila u kontestua nga lojtarët e AEK-ut, dhe ndëshkoi me karton të verdhë 8 lojtarë – 5 nga AEK dhe 3 nga Panathinaikos.
Pavarësisht intensitetit të lartë dhe natyrës agresive të derbit, Jorgji administroi sfidën me qetësi dhe vendosmëri, duke mos u përfshirë në polemika të mëdha dhe duke lënë përshtypje pozitive në arenën ndërkombëtare.
Ky paraqitje vjen si një tjetër konfirmim i nivelit të lartë të arbitrit shqiptar, i cili vazhdon të marrë vlerësime të mira në ndeshje të rëndësishme jashtë vendit.