Dërgesa e dytë nga Italia me refugjatë, mbërrin në Shëngjin anija “Libra”

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane “Libra” ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e bregdetit të Shëngjinit.

Rreth orës 8:00 anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit, ndërsa sipas të dhënave në bord janë vetëm 8 emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu