Dëshmia e adoleshentes 18-vjeçare që fundosi Nuredin Dumanin, vrasësin e Bujar Çelës

0

Dumani rezulton të jetë i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018.

Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbulloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo, Francë.

Më pas ajo mori statusin e viktimave që mbrohen nga shteti dhe rrëfeu gjithçka dinte para autoriteteve.

“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej shprehet vajza e trafikuar. Vajza tregon se ka vazhduar komunikimin me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social Facebook. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte. Duhet të zgjedhësh o familjen, o djalin. Më dha ultimatum babai dhe unë zgjodha familjen. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Ai fotografoi motrën time 3-vjeçare dhe më kërcënoi”, rrëfehu asokohe vajza.

“Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua”, mësohet ta ketë kërcënuar Dumani 18-vjeçaren.

“Pas një vargu kërcënimesh udhëtova drejt Francës me mendimin se po martohesha, por brenda javës përfundova në rrugë”, vijonte dëshmonë e saj adoleshentja.

Vajza mundi t’i shpëtojë rrugës vetëm më 20 mars 2017, kur ajo u hodh para makinës së policisë franceze në Bordo.

Autoritetet franceze u përcollën Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës dhe hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, shpëtoi edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.

Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu