Më pak se 24 orë nga dështimi i reformës zgjedhore për votën e diasporës ambasadori i OSBE në vendin tonë Michel Tarran preferon të mos prononcohet.I pyetur nga media gjatë një takimi në Elbasan për Këshillin e Sigurisë Publike Z.Tarran tha se qendrimin e tij për reformën zgjedhore do ta ndante një ditë tjetër por jo sot.
Gjatë një takimi të mbajtur fillimisht me kryebashkiakun e Elbasanit Ambasasori tha se OSBE do te ofroje asistence per autoritetet e Republikes se Shqiperise per uljen e rrezikut te perhapjes se armeve dhe keqperdorimit te armeve te vogla dhe te lehta pasi përbëjnë kërcënim për sigurinë e popullsisë. Këtë qase OSBE e sheh edhe në vendet fqinje si Itali por edhe në tërësi në rajon.
Ndërkohë kryetari i bashkisë Elbasan e vuri theksin te ndërgjegjësimi që pushteti lokal do të bëj në vijim në komunitet se nga armët e vogla mund të inicohen konflikte të mëdha./InfowebMedia