Dështon për herë të 15-të Kuvendi i Kosovës

0

Ka dështuar për të 15-tën herë seanca e konstituimit të kuvendit në Kosovë.

Sërish nuk u arrit që të votohej kryetari i parlamentit si dhe nënkryetarët e këtij institucioni, ndërsa edhe këtë të martë pati pakënaqësi për mënyrën e votimit dhe ngritja e një komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Partitë nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre duke mos i dhënë zgjidhje krizës politike. Të enjten pritet të zhvillohet takimi konsultativ që ka thirrur Presidentja Vjosa Osmani.

3 partitë opozitare, PDK LDK dhe AAK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa nuk ka ende një përgjigje nga partia e Albin Kurtit.