Dështon për të 17-tën herë konstituimi i Kuvendit, pritet të vazhdojë përsëri të hënën

0

KOSOVË- Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As në seancën e 17 me radhë nuk pati korum të mjaftueshëm për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohet votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30. Në fillim të seancës, deputetët me një minutë heshtje nderuan veprimtarin Ukshin Hoti, i cili rezulton i zhdukur qe 26 vjet.