DETAJE/ 14-vjeçari e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 60-vjeçari

0

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, ku për pasojë humbi jetën 60-vjeçari Frrok Lika.

Viktima i cili ka qenë duke drejtuar një motomjet dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit që ishte duke u drejtuar nga nj 14-vjeçar.

I mituri i cili drejtonte një mjet tip fouristradë, ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar  ta shmangë duke përfunduar në një parcelë.

Dyshohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfitua  nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu