Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë. Sipas policisë, dy persona, përkatësisht shtetasit me iniciale Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeç janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.
Dyshohet se kto të fundit ishin në një lidhje jasht martesore.Së fundmi mësohet se ka qenë i biri që e kishte denoncuar zhdukjen e së ëmës që prej datës 25 nëntor.
Sipas uniformave blu, ata nuk kanë pasur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se janë asfiksuar nga gazi, ku dhe mendohet se kanë ndërruar jetë një ditë më parë.
“Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.