DETAJE/ Goditja e trafikantëve me shtrirje Kosovë-Shqipëri, çmimi i i një arme shkonte deri në 2500 euro

0

TIRANË- Ky operacion ishte pas 2 goditjeve të tjera që i është bërë të njëjtin grup kriminal.

Policia thotë se shumica e armëve silleshin nga Kosova në Shqipëri, ndërsa brenda vendit tonë kanë qenë 2 bazat ku merreshin armët ne Nikël dhe Shkodër më pas silleshin në Tiranë aty ku dhe shpërndaheshin tek blerësit.

Trafiku i armëve kryesisht bëhej me mjete, por dhe me autobus.

Armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Armët shiteshin nga 1000 deri 2500 euro në bazë të modelit e llojit.