Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 26 vjeçari/ Makina ‘Audi’ ishte e vjedhur, ja çfarë u gjet brenda

0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, ku mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri 26 vjeçar, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se makina tip ‘Audi’ ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit. Policia gjeti brenda targa, doreza dhe maska.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë aksidentit të ndodhur ditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Kurbin humbi jetën pasagjeri 26 vjeçar dhe u plagos drejtuesi i mjetit.

Mësohet se makina ‘Audi’ me targa AA 603 IG, me të cilën po udhëtonin ka qenë e vjedhur në qytetin e Laçit.

Gjatë inspektimit, policia ka gjetur brenda në makinë dy palë targa, maska dhe doreza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu