Humbi jetën në aksidentin tragjik bashkë me të ëmën, hetuesit zbulojnë të vërtetën

0

Prokurori i Barit, Francesco Bretone, ka kërkuar ngritjen e akuzës ndaj një 43-vjeçari nga Corato në provincën e Barit, i cilësuar përgjegjës për një aksident tragjik në autostradën A14, në të cilën një grua dhe djali i saj humbën jetën. Tragjedia ndodhi më 6 Prill 2019 ku humbën jetën Milto Koçi, 56 vjeç dhe nëna e tij Sanda Koci, 82-vjeçe. Koçi, me origjinë shqiptare por banues në San Clemente në provincën e Riminit, humbi jetën bashkë me nënën e tij, e cila udhëtonte me të për arsye që s’u bënë të ditura asnjëherë.

Si ndodhi ngjarja?

Nga përplasja e parë, të dy ishin praktikisht të padëmtuar, por makina me të cilin udhëtonin mbeti e bllokuar në korsinë e parakalimit e kthyer në drejtim të kundërt. 56-vjeçari, duke e ndjerë rrezikun, kishte dalë nga mjeti dhe kishte lajmëruar shoferët për praninë e automjetit të përplasur me nënën e tij akoma brenda. Në atë pjesë të autostradës, të monitoruar nga kamerat, imazhet e kapura nga kamerat vërtetojnë se drejtuesit e gjashtë automjeteve, pesë veturave dhe një kamioni, kishin vërejtur pengesën dhe e kanë shmangur atë.

Një makinë e shtatë, Ford Kuga e drejtuar nga i dyshuari, për të shmangur fragmentet e betonit ishte zhvendosur në korsinë e shpejtë, duke dërrmuar si makinën tip “Clio” ashtu edhe Koçin që qëndronte pranë makinës së tij. Një përplasje e tmerrshme, ku dy automjetet përfunduan 40 metra përpara, gjë që nuk i kishte lënë rrugëdalje Koçit që vdiq praktikisht në vend. 56-vjeçari u hodh në korsinë e emergjencës, në të cilën u gjet trupi i tij i pajetë. Edhe gruaja e moshuar humbi jetën brenda makinës.

Prokurori Publik i Barit ka hapur një dosje duke regjistruar 43-vjeçarin në regjistrin e të dyshuarve dhe familjarët e dy viktimave kanë ngritur një padi civile. Giuseppe Brizzi u porosit për të hartuar një raport kinematik për të rindërtuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit. I dyshuari, përfundon inxhinier Brizzi, Pavarësisht se kishte parë gurët në rrugë, ai vazhdoi të mbante ritmin me të njëjtën shpejtësi”, vlerësuar në jo më pak se 120 km në orë dhe për më tepër në korsinë e shpejtë, “derisa ndikimi me Clio e ndaloi (…) .

Për mungesë të vëmendjes dhe shpejtësisë së lartë, ai nuk ishte në gjendje të shmangte përplasjen. Prandaj, prokurori thotë se drejtuesi i mjetit shkaktoi vdekjen e dy viktimave.

Prokurori theksoi:

Milto Koci menjëherë kishte dalë nga automjeti i tij duke tundur krahët për t’u vërejtur, dhe në fakt gjashtë automjete (përfshirë një automjet të rëndë) arritën të shmangin përplasjen, përveç 43-vjeçarit i cili, pasi shmangu gurët në rrugë, u zhvendos në korsinë e shpejtë dhe goditi Clio të ndaluar me pasagjerin Sanda Koci në bord dhe shoferin, i cili ishte jashtë makinës.
Seanca dëgjimore për aktakuzën u caktua para gjykatësit më 27 prill.

Burimi: riminitoday.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu