Aksidenti me dy viktima në Rrugën e Arbrit dyshohet se erdhi si pasojë e një parakalimi të gabuar nga automjeti tip Volksëagen Cady, ndërkohë makina tip Toyota Yaris vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës.
Në momentin që Caddy është futur në parakalim ka goditur Toyotën, e cila si pasojë e shpejtësisë dhe përplasjes është rrotulluar në ajër dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, në makinën tip Toyota udhëtonin një çift të rinjsh, të cilët kanë ndërruar jetë.
Automjeti tip Toyota është shtypur totalisht dhe është dashur të ndërhynë zjarrfikësit që kanë prerë tavanin e makinës për të nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve. Ndërkohë shoferi i Caddyt ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.