Detaje nga aksidenti në Tiranë/ Autobusi u përmbys, shoferi jep deklaratën në Polici: S’kontrollova dot mjetin…

0

Një autobus që vinte nga Kërraba humbi drejtimin dhe u përmbys në rrugë, duke marrë përpara dy makina të tjera, e si pasojë la 3 persona të lënduar. Megjithatë fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Policinë e Shtetit, Gentjan Qosja ka deklaruar se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e brigadave.

Nga testi i alkoolit që i është bërë që në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se 42-vjeçari nuk ka përdorur alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi, ndaj dhe paraprakisht dyshohet se ka ndodhur një gabim teknik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu